Edhe pse nga djaloshi nuk pati kurrë shenja jete, prindërit dhe, të gjithë ata që e ndoqën rastin po shpresonin për një mrekulli.
Por, pas një pune të pandërprerë nën tokë, minatorët u dhanë prindërve lajmin e hidhur se fëmija nuk kishte mbijetuar.
Sipas raportimeve të mediave spanjolle, dyvjeçari mund të ketë humbur jetën që ditën e parë kur u rrëzua, pas pusi ishte rreth 100 metra i thellë dhe i vogli bëri një rënie të lirë për 75 metra.
Pasi u mor vesh lajmi i hidhur, njerëz nga e gjithë bota i janë drejtuar rrjetit për t’i shprehur ngushëllime familjes.
Në mënyrë masive janë shpërndarë edhe karikatura që tregojnë Julen-in, në fund të pusit bashkë me një engjëll që e mbron.
Edhe pse shpresat ishin të pakta, babai i fëmijës ishte shprehur gjatë kërkimeve:
Ka akoma shpresë. Ne kemi një engjëll mbrojtës dhe ai po kujdeset për Julen-in.”
Të shumtë janë ata që tashmë thonë se vogëlushi është duke përqafuar vëllain e tij të madh, që u nda nga jeta kur ishte vetëm3-vjeç, pas problemeve me zemrën.