Edhe pse vitet e fundit ai ka “braktisur” humorin, prej dhe nga ku bë i famshëm, për televizionin, batutat e Gentian Zenelajt vazhdojnë të kujtohen ende dhe të shkaktojnë po aq të qeshura si asokohe në “Portokalli” dhe “Apartamenti 2XL”.
Megjithatë, aktori i njohur është akoma në kontakt me publikun, pasi përveç impenjimit të tij në teatër, prej disa sezonesh bashkëdrejton me Sajmir Kodrën emisionin investigativ “Stop”. I ftuar së fundmi në “Mos i fol shoferit”, ka folur më shumë rreth projekteve për t’u rikthyer në skenë, si dhe ka rrëfyer diçka më shumë për jetën e tij private.I pyetur se nëse është xheloz për gruan , Genti ka thënë se është shumë xheloz, por jo për arsyen që mendojmë të gjithë.
“Po, bëhem xheloz shumë herë kur ajo i gjen gjërat para meje, kur i mendon gjërat para meje. Kur ajo ka kaq shumë qetësi kur vritet djali ose vajza, dhe është kaq e qetë kur i bën gjilpërën Arias. Bëhem shumë xheloz. Unë dhjaks i paparë. Te vetja nuk kam asnjë problem, por një analizë i bëra vajzës dhe u zbardha, ia bënin me shenjë “kape Gentin se iku”. Aida është llahtarisht e fortë – që duhet të menaxhojë temperaturën 40 gradë të djalit dhe një Gent që bërtet nëpër shtëpi për fëmijët e sëmurë, pasi unë kam shumë panik.”-përfundoi ai. Kot thonë se gratë janë seks i dobët, gruaja e Gentit qenka ”e forta” e familjes.