Tre muaj pas lindjes së djalit, nusja e Erjon Veliajt i përvishet punës. Ja cfarë bën ajo..

1166
0

Në muajin tetor, ajo u bë për herë të parë mama e një djali! E quajtën Kajan, ndaj shpesh përmes fotove të ndryshme, prej ditës së parë kur i vogli erdhi në jetë, Ajola Xoxa dhe Erion Veliaj nuk kanë reshtur se treguari lumturinë dhe dimensionin e ri që ka marrë jeta e tyre, pasi janë bërë prindër.

Por, statusi i ri duket se nuk i ka kushtëzuar aspak në angazhimet profesionale. Të paktën, kjo është e dukshme për babi Erionin, i cili çdo ditë është në krye të mbarëvajtjes së punëve si kryebashkiaku i Tiranës, ndërsa mami Ajola ka qenë më shumë e pranishme dhe e përkushtuar ndaj të birit, Kajan. Duket se kjo atmosferë nuk do të vijojë për shumë gjatë të jetë e tillë, përkushtim non stop pranë të voglit, pasi Ajola ka vendosur që t’i rikthehet punës.

Përmes një postimi të fundit në Instagram, ajo ndau me të gjithë ndjekësit virtual një foto ku na dëshmon se është duke punuar rreth një projekti të ri, detajet e të cilit do t’i bëjë të njohura në ditët në vijim. Krahas fotos, ajo ka shkruar edhe një dixhiturë që le të kuptohet se përpos të qenit mama, karriera dhe projektet e reja profesionale do të jenë në fokus të Ajolës më shumë se kurrë. “Babai më tha ndiq ëndrrat e tua””, shkruan ajo në foto, çka na bën të besojmë se ajo po i rikthehet punës!