Pas letrës së hapur që mbesa i bëri nënë Sanos, reagon Top Channel ..

911
0

Puntata e së shtunës mbrëma, e “Dua të të bëj të lumtur”, me siguri është një nga më të komentuar në mediat në vend, po aq edhe në rrjetet sociale. Historia që po vijon të marrë vëmendjen maksimale, është ajo e nëna Sanos, 85 vjeçares që ishte protagoniste në studion e Arbana Osmanit, për të kërkuar të takojë të bijën, me të cilën kishte humbur kontaktet prej 10 vitesh.

Vetëm 14 orë më parë në kanalin YouTube u publikua historia e të moshuarës, por pas letrës publike të mbesës së nënë Sanos, Top Channel mori masa.

Videoja në fjalë është fshirë dhe nuk gjendet më në YouTube. Me sa duket ky është reagimi i parë i hapur që televizioni Top Channel ndërmori pas letrës që mbesa e 85 vjeçares bëri publike në revistën Anabel dhe gjithë opinionin publik.