Një nënë britanike, e cila luftoi për më shumë se një dekadë për të pasur fëmijë dhe ishte duke hequr dorë, i ka ndodhur mrekullia.
Beata Bienias, 36 vjeçe, kishte humbur të gjitha shpresat për të pasur në jetën e saj fëmijë, pasi kishte shumë probleme me shëndetin. Por metoda e Fekondimit in Vitro, i shkoi me sukses dhe nuk ka një fëmijë, por tre.
Mjekët i kishin humbur të gjitha shpresat dhe i thanë se nuk kishte mundësi të bënte ndonjëherë fëmijë.
Kur shkoi tek mjeku, ai i tha se ajo do të bëhej nënë e një foshnje, por më pas ata zbuluan se ajo priste edhe dy binjakë, dhe këta të fundit ishin ngjizur disa ditë më parë.
“Shkova për të bërë vizitën dhe mjeku më tha të mos jem nervoze, pasi ndoshta ekoja nuk do të tregonte asnjë gjë. Por pak minuta më vonë, ai i tha bashkëshortit tim që të ulej, por ai nuk pranoi. Nuk e besoja dot, kur më tha se do bëhesha me trinjakë, ka thënë ajo.
“Asnjëherë, kurrë nuk kam menduar se do të kisha trinjakë. Nuk e besoj akoma edhe kur i shikoj foshnjet. Jam shumë e lumtur”.
Prindërit e saj janë gëzuar pa masë kur kanë marrë vesh se vajza e tyre do të bëhej nënë dhe trajtimi me metodën In Vitro i doli me sukses.
Amelia dhe dy binjakët Matylda dhe Borys kanë ndryshuar të gjithë jetën e Beata Bienias dhe bashkëshortit të saj, Pawel./tvklan.al