Pas ndarjes nga bashkëshorti, Arbana merr lajmin që i prish ditën…

1364
0

Prezantuesja e njohur e Top Channel, Arbana Osmani nuk po kalon një periudhë të mirë. Përveç problemeve në jetën familjare ku flitet se është divorcuar me bashkëshortin nuk po i ecën mirë as me karrierën.

Autoriteti i Medias Audiovizive (AMA) pas reagimit masiv në rrjetet sociale por edhe nga reagimi i 36 organizatave të cilat punojnë për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, si dhe e të drejtave të vajzave dhe grave, ka marrë në shqyrtim emisionin “Dua të të bëj të lumtur” në Top Channel, që drejtohet nga Arbana Osmani.

Mënyra e trajtimit të historisë personale të një gruaje, viktimë e dhunës në familje, ushtruar nga bashkëshorti i saj, u cilësua si rast abuzimi dhe nxiti një valë të re komentesh të cilat paragjykojnë gratë e dhunuara, duke justifikuar dhunën ndaj  tyre.

Kësisoj AMA ka vendosur t’i tërheqë vëmendjen Top Channel.

“Ama vendosi sanksionin “Tërheqje vëmendje” ndaj subjektit tuaj audiovizv. në rast përsëritje të shkeljes, do të fillojë procedimin sipas kërkesave të parashikuara ligjore”, thuhet në letrën dërgua televizionit kombëtar, firmosur nga kreu i AMA-s Gentian Sala.

HISTORIA që u transmetua në emision, dt. 12 Janar 2019:

Gjatë transmetimit të programit, u përshkrua në mënyrë të detajuar historia e një gruaje viktime e dhunës në familje ushtruar nga bashkëshorti i saj. Mënyra e trajtimit të historisë personale të Znj. E. justifikon dhe legjitimon ushtrimin e dhunës me bazë gjinore, duke u bërë faktor në riviktimizimin e vajzave e grave të dhunuara. Trajtimi jo i drejtë i këtij rasti abuzimi ka nxitur një valë të re komentesh të cilat paragjykojnë gratë e dhunuara, duke justifikuar dhunën ndaj tyre. Kjo qasje përforcon stereotipet gjinore ku gratë perceptohen si të nënrenditura, si pronë dhe ku dhuna tolerohet apo justifikohet dhe vjen si pasojë e një “faji” të viktimës.

Zonja E. i kërkonte falje bashkëshortit në emision për faktin që e kishte denoncuar në polici pas dhunës së ushtruar prej tij dhe kjo jepej në televizion me nota romantizmi.