“Do të përloteni”, Elvis Naci bën apel për 19-vjeçarin që po tretet nga sëmundja e rende (Video)

1324
0

“Urgjente! Urgjente! Urgjente! O Zot nuk do t’i mbani dot lotët! Të bëjmë diçka për shëndetin e Aqifit për borxhet dhe transportin që ka nevojë familja e tij!”

Ky është postimi Elvis Naçit, në rrjetet e tij sociale me thirrjen dhe shpresën se shqiptarët do të ndihmojnë për shërimin e 19 vjeçarit. Postimin e Elvisit e kanë shpërndarë edhe bashkëpunëtorët e tij, Sidrit Bejleri dhe Ola Bruko, në mënyrë që thirrja të lexohet nga sa më shumë njerëz, e Aqifi të ndihmohet sa më shpejt.

Stafi i emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” e vizitoi në banesë Aqifin dhe prindërit, të cilët jetojnë në mjerim dhe përballen me borxhe për t’i siguruar djalit të sëmurë transport për në spital. Sëmundja po e tret djalin nga dita në ditë. Nëna e tij thotë me lot në sy se djali është 19 vjeç por peshon vetëm 23 kilogramë.

Nuk ka qene e lehtë rruga për të takuar Aqifin. Mes dëborës dhe ngricës madje duke rrezikuar Elvisi, Sidriti dhe stafi i emisionit morën rrugën me qëllimin e vetëm për të ndihmuar familjen e 19 vjeçarit. Emisioni rikthehet në muajin shkurt. Nuk do të mungojnë ndihma për për të varfrit dhe të vuajturit, ky është dhe misioni i stafit të emisionit “Shqiptarët për shqiptarët”.

Emisioni i Shqiptareve është kthyer tashmë në një mision bamirësie i cili ka ndryshuar jetën e shumë njerëzve jo vetëm materialisht, por edhe fizikisht e shpirtërisht, duke u kthyer në një nga emisionet më të ndjekura dhe emocionale në ekranet shqiptare.