Nuk dinte çfarë kishte në fyt për 17 ditë derisa mjeku i gjeti këtë..

1035
0

Mjekët nuk e kuptuan se çfarë kishte por kjo grua jetoi me një tabletë plastike ilaçi në fyt për 17 ditë.

Lajmi bëhet i ditur nga një revistë mjekësore, e cituar nga “The Independent”, duke mos e dhënë identitetin e plotë të gruas.

Sipas medias britanike, gruaja në të 40-at nga Irlanda e Veriut gëlltiti tabletën e ilaçit për të pushuar dhimbjet që po ndjente një natë të muajit Nëntor.

Ajo u vizitua në 4 spitale të ndryshme para se mjekët të gjenin paketën plastike.

Nuk e kisha idenë se e kisha gëlltitur. Ishin tri javë të frikshme dhe nuk munda ta besoj kur pashë foton”, tha ajo, duke kujtuar se të nesërmen pasi kishte gëlltitur paketën e ilaçit ishte ndjerë shumë keq dhe kishte vajtur në urgjencë.

Sipas “BMJ Journals”, paketa e ilaçit nuk u shfaq në rrezet X dhe gruaja u përshkrua nga mjekët si e shëndetshme. Mjekët i thanë gruas që të paraqitet sërish në spital nëse nuk ndihej mirë dhe ajo ishte sërish në spital pa kaluar tri ditë.  Pas një qëndrimi në spital për dy net, ajo doli për t’u kthyer sërish pas 5 ditësh.

Në vizitën e saj të 4-t në spitalin Craigavon Area Hospital në Co Armagh dhe në Royal Victoria Hospital në Belfast, mjekët i bënë një kontroll me kamera dhe më në fund zbuluan misterin.

Në foto shfaqej qartë paketa e ilaçit që kishte ngecur në fytin e gruas dhe mjekët i hoqën plastikën nga fyti i gruas pas 17 ditësh.