Biseda në telefon mes studentëve dhe Ramës degjeneron në sharje: O qelbsirë m*ti… (Video)

851
0

Ndërkohë që studentët vazhdojnë protestën e tyre, këtë herë duke bojkotuar mësimin, ata kanë regjistruar një telefonatë me kryeministrin Edi Rama, ku ky i fundit ndërsa tallet me studentët, shprehet ndër të tjera se nuk do të ketë as përgjysmim tarifash edhe sikur të rrinë 30 vite në protestë.

Faxweb.al ka siguruar këtë videoregjistrim, ku një grup prej studentëve ka vendosur të telefonojë Edi Ramën dhe më pas e ka regjistruar.

Në këtë bisedë, studentët quhen nga kryeministri Rama si, “veshgjatë”, ndërsa më tej në këtë bisedë prej 6 minutash, kryeministri shprehet se kjo ‘është protestë idiote’.

Pjesë nga biseda e regjistruar: 

Rama: 198 cm jam

Studentët: Jemi 150 mijë të gjithë budallenj jemi.

Rama: Aq jeni aty? Momentalisht sa studentë jeni, mirë mirë vazhdoni bëni qef!

Studentët:
Nuk po bëjmë qef na ka sjellë policinë këtu.
Ju keni thënë që protesta e ka shkundër qeverinë, keni thënë se ju do të vini në krye të saj.

Rama: Unë jam në krye të protestës!

Studentët: Çfarë këni ndërmend të bëni.

Rama: Kërkoni t’i them të gjitha përnjëherë. Që mbylleni brënda dhe mbylleni aty është idiotësi.

Studentët: Ça të duash na thuaj por budallenj nuk lejmojmë që të na thoni, idiotësia që përmendni ju është e sjellshme.
Pse na ke ofenduar duke quahtur disa kolegë tonë budallenj dhe pikopatë?

Rama: Keni treguar mungesë edukate nuk kamë thënë se jeni budallenj, nuk kam ofenduar njeri i kam dhënë përgjigjen që meriton. Më pyetet se ca mendoni për këtë që po bëjmë dhe ju thashë që më duket shumë idiote. Është e drejta juaj të thoni dhe të jepni opinione për qeverinë dhe për gjithçka.

Studentët: Sa ju pëlqen protesta nga 1 te 10.

Rama: Jua thashë kjo nuk është protestë kjo është një idiotësi, të mbyllesh brenda, dhe të bojkotosh mësimin ca është kjo.

Studentët: Pse nuk i përgjysmoni tarifat e masterit.

Rama: Kjo nuk ka për tu bërë, jo të ngujoheni, por të dilni prej pas shumë vitesh prej aty tarifat e masterit nuk përgjysmohen.

Kryeministri Edi Rama është filmuar nga një grup studentësh teksa bisedon me ta në telefon në lidhje me protestën dhe kushtet e tyre.

Rama ndyrshe nga ç’e kemi dëgjuar në ndonjë bisedë tjetër telefonike të regjistruar nga qytetarë, këtë herë duket i qetë teksa shpjegon dhe i përgjigjet me durim pyetjeve të studentëve.

Mirëpo në një moment telefonata duket se shkëputet për shkak të internetit, siç pohon edhe vetë studentja, e cila shpërthen në ofendim ndaj Ramës.

“O qelbsirë muti”, dëgjohet të thotë ajo në fund të bisesës. Ndiqeni më poshtë një pjesë nga biseda (video: Faxweb):