Prodhon ora 90 mijë dollarëshe, kush është shqiptari i suksesshëm që i fitoi “zemrën” New York Times

1318
0

AkriviA është një markë orësh artizanale, për të cilën është duke folur edhe gjithë bota, pasi me vetëm 6 vite aktivitet në treg ka arritur të sfidojë gjigandët e tregut, duke fituar ccmimin Men’s Watch në Grand Prix d’Horlogerie de Genève në nëntor.

Dhe gjeniu që fshihet pas suksesit të AkriviA-s është një shqiptar i Kosovës. Emri i Rexhep Rexhepit u dëgjua mes brohoritjeve në sallën ku AkriviA triumfoi, pasi është ai orëndreqësi i merituar që sfidoi kolegët meshkuj në Geneve.

Me suksesin e arritur, Rexhepi ia ka fituar “zemrën” edhe prestigjiozes New York Times, që i ka dedikuar një artikull orëndreqësit që e ka zhvilluar aktivitetin e tij në Zvicër.

“Rexhepi nuk mund të ketë një biznes të familjes, por në moshën 31-vjeçare ai është një kandidat i pastër në një brez të ri të orëve dhe të atyre që janë të përkushtuar ndaj zejtarisë tradicionale”, shkruan NYT.

I lindur në vitin 1987 në Zhegër, Kosovë, Rexhepi u largua nga vendi i shkatërruar nga lufta në vitin 1999 për në Zvicër. Ai hyri në një program mësimor në Patek Philippe dhe më vonë punoi për BNB Concept, si dhe për oratorin e pavarur zviceran të njohur François-Paul Journe.

Në vitin 2012, në ditëlindjen e tij të 25-të, Rexhepi hapi punëtorinë e vet në zonën e Qytetit të Vjetër të Gjenevës, duke përdorur 100,000 franga zvicerane nga kursimet e tij.

Albinfo.ch shkruan se “në fillim, ai prodhoi kryesisht prototipa për markat e tjera, ndërsa në vitin 2015 ai filloi të fokusohet në zhvillimin e AkriviA”.

“Ne mbrojmë vlerat tradicionale që po humbasin sot. Mund të jemi të rinj, por ne mbështetemi në traditën për të ecur përpara”, ka thënë Rexhepi, duke treguar se realizimi i një orë i merr edhe deri në 8 muaj punë.

AkriviA tani punëson gjashtë oratorë, duke përfshirë edhe vëllain më të ri të Rexhepit – i cili u bashkua me AkriviA pas një ndalese në Patek Philippe dhe prodhon rreth 30 orë në vit.