Dimër i vështirë, nuk dashka me ik! Befason moti për nesër

1182
0

Dita e nesërme duket se na ka rezervuar sërish surpriza, sa i përket kushteve atmosferike në vend.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti do të mbetet i fothtë , me diell dhe prani të vranësirave në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Juglindje (SE) me shpejtësi 8-10 m/sek në bregdet.

Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 – 1,5 metër në detet Adriatik dhe Jon. Temperaturat do të jenë me rënie në mëngjes dhe rritje të lehtë në mesditë.

Temperaturat min dhe max: Zonat malore -15/2°C Zonat e ulëta -7/10°C Zonat bregdetare -1/11°C