Baba për herë të dytë, këngëtari shqiptar bëhet me binjakë

1001
0

Këngëtari i njohur i hitit “Sa vite”, Albatrit Muqiqi, është bërë ditën e sotme baba për herë të dytë. Bashkëshortja e tij, Egzona, solli në jetë dy binjakë dhe menjëherë çifti e ndau lajmin e ëmbël me ndjekësit në Instagram.

Në postimin e tij, Albatriti ka treguar se është bërë me një djalë dhe një vajzë, të cilët i kanë bekuar me emrat Erald dhe Elia.

“Sot eshte dita me e lumtur në botë për mua, na gëzoi Zoti me një djalë dhe vajzë , falenderimi i takon vetem Allahut. Paçi shendetin e gjithë botës zemrat e mia Elia dhe Erald.”, shkruan këngëtari në postim.