Të kthehet Nano?!/ Plas ne PS, Rama do xhindoset, çfarë ka thënë gruaja me peshë në PS

1327
0

Pas ndryshimeve ne qeveri ka nisur sherri brenda rilindjes dhe revolta kundër Ramës. Ata janë emra e figura të njohura e me peshë në PS, sikurse është Arta Dade e cila ka folur e para duke lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Rama.

E ftuar në emisionin e gazetarit Adi Krasta në Neës 24, e pyetur për PS-në dhe kryeministrin, Dade tha se “Rama mbetet dhunues i PS-së, themelues i Rilindjes që ka pushtuar socialistët, duke shkatërruar debatin dhe lirinë në PS”. “Në PS është hequr procesi i zgjedhjeve dhe është zhdukur gara. Zgjedhjet nuk i fiton partia”, shtoi socialistja e vjetër.

Vetë Rama s’është zgjedhur. Ku ndryshon nga Fatos Nano! Gjykoj që Nano respektonte strukturat e partisë, ligjet që kemi brenda partisë që janë në PS. Tani është hequr zgjedhja, vete kryetari i partisë s’është zgjedhur, ka 12 vjet . PS-ja ishte liberale kur drejtohej nga Fatos Nano, ndërsa nga Edi Rama është kthyer në kazermë ushtarake. Asnjëri nuk flet dot në selinë rozë, pasi duke parë se në çfarë niveli mbetet demokracia në PS, ashtu dhe më keq funksionon qeveria dhe qeverisja, nën diktatin e Ramës”, tha më tej Dade ndërsa hapur pohoi se kur Rama u vu në krye të PS nuk kishte njohuri për Politikën e jashtme.”

“Në vitet kur u vu në krye të PS-së, jo vetëm që nuk kishte njohuri për politikën e jashtme por edhe nuk e përfillte. Kur u bë kryeministër e kam ndjekur me kënaqësi që fliste për politikën e jashtme. Se sa serioz është me partnerët, se sa i pranueshëm është sidomos në vitet e fundit, kjo tregohet dhe në vizita të nivelit të lartë. Ne s’kemi vizita të nivelit të lartë. Flas për vizita zyrtare jo vizita pune, sepse ka një diferencë shumë të madhe midis vizitave zyrtare dhe vizitave të punës. Shqipërinë nuk e kanë vizituar kryeministra të vendeve, qofshin këta dhe të BE-së, as kryeministri i Shqipërisë nuk ka bërë vizita zyrtare në vendet që ne i konsiderojmë partnerë strategjikë por edhe në vende që kanë një peshë në BE. Flas gjithmonë për vizita zyrtare, të planifikuara, me një protokoll”, u shpreh Dade.

Lidhur me akuzat e Ramës për forumin e grave socialiste, për të cilin kryeministri tha se duhet shkrirë, Arta Dade kritikoi edhe heshtjen e ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka.

“Rama u tha grave gra komuniste pse nuk flet Ota Xhacka që është kryetare e forumit për njëvend anëtar të NATO-s”.

“Nuk ka ndonjë gjë të keqe pse Veliaj aspiron të jetë kryeministrër. Është një përfaqësues i brezit të ri në politikë. Është i formuar është njeri i punës dhe i ka cilësitë që të drejtojë PS. Por e rëndësishme është që në PS të ketë një garë”, u shpreh Dade.