Një herë një burrë u martua me një vajzë të bukur. Ai e donte shumë atë.
Një ditë ajo u sëmur nga një sëmundje e lëkurës. Ngadalë ajo filloi të humbasë bukurinë e saj.
Kështu ndodhi që një ditë të ndaheshin, sepse burri i saj u nis për një turne.
Gjatë kthimit, ai pësoi një aksident dhe humbi shikimin.
Megjithatë, jeta e tyre martesore vazhdoi si zakonisht. Burri i verbër nuk e dinte këtë dhe nuk kishte dallim në jetën e tyre si të martuar.
Ai vazhdoi ta donte dhe ajo gjithashtu e donte shumë.
Një ditë ajo vdiq.
Vdekja e saj i solli një trishtim të madh.
Ai përfundoi të gjitha ritet e saj të fundit dhe donte të largohej nga qyteti. Por… një burrë nga mbrapa e thirri dhe i tha,
“Tani si do të jesh në gjendje të ecësh vetëm? Gjithë këto vite gruaja të ndihmonte.”
Ai u përgjigj: “Unë nuk jam i verbër, unë veprova kështu sepse në qoftë se ajo do ta dinte se mund të shihja gjendjen e saj për shkak të sëmundjes, ajo do të ishte larguar shumë më herët nga kjo botë.
Unë nuk e desha atë vetëm për bukurinë e saj, por unë rashë në dashuri me natyrën e saj të bukur dhe të ëmbël.
Kështu që unë u hoqa sikur isha i verbër. Doja vetëm ta mbaja të lumtur.”
Morali: Kur vërtet e doni dikë, jeni të gatshëm të mohoni edhe veten, sepse dashuria nuk është tjetër veçse shkrirje e vetes me tjetër, pra çlirim nga ngurtësia e egos. Bukuria do të zbehet me kalimin e kohës, por zemra dhe shpirti do të jenë gjithmonë të njëjtë.
Duaje personin për atë që ai/ajo është nga brenda, jo nga jashtë./shkollaesuksesit.com/