E quajnë të shëndoshë e të shëmtuar, Fifi iu mbyll gojën të gjithëve me këtë gjest

1194
0

Ajo është një ndër këngëtaret më të dashura shqiptare. Bëhet fjalë për Fifin. Këngëtarja ka nxjerrë herë pas here këngë të reja, të cilat menjëherë kthehen në hite, por Fifi shpesh komentohet apo ngacmohet për peshën e saj trupore.

Në fakt, vetë këngëtarja është shprehur se këtë pjesë nuk e ka pasur asnjëherë kompleks. Në çdo dalje të saj në intervista apo studio televizive, ajo e thotë gjithmonë se nuk e ka aspak problem peshën e saj trupore, por përkundrazi ndihet me fat sepse është dhuratë nga Zoti.

Por mesa duket këtë herë, Fifi ka qenë më e drejtëpërdrejtë me deklaratën e saj, në të cilën përveç argumentave specifik për peshën dhe faktin se si ndihet, ajo ka bërë një thirrje të hapur kundër bullizmit, fenomenit shqetësues që prek shumë individë në mbarë botën. Në një video të fundit të postuar në Instagram, Fifi shfaqet duke kënduar “Beautiful” të Flori Mumajesit, ku u jep një përgjigje direkte të gjithëve atyre që e quajnë të trashë, të shëndoshë, etj.

“Unë jam e bukur. Ju përshëndes të gjithëve ju që më keni nisur mesazhe të llojit ‘je si lopë, je shumë e trashë, je shumë e shëmtuar, je veshur shumë keq, je shumë kështu, je shumë ashtu.’ Mbase sot mund të bëjë zhurmë thirrja ime kundër bullizmit. Më besoni që nuk ka të bëjë vetëm me mua. Po nanusha, jam shumë e bukur, ndihem e bukur dhe ndihem e veçantë”, shkruan Fifi në rrjetin social Instagram.