Si mashtron dyqani ZARA me çmimet, kjo video po bëhet virale. Ja si na e hedhin sy për sy

5431
0

Një video e postuar në rrjete sociale tregon një mashtrim të madh që njl dyqan i firmës së njohur të rrobave, ZARA, bën me klientët e saj, firmë kjo e cila operon edhe në Shqipëri.

Siç shihet edhe nga këto pamje, një klient i ka gërvishtur mbi çmimin që kishte një xhaketë, e cila thuhej se ishte me ulje, ku çmimi fillestar ishte rreth 69.9 euro, e ndërsa sipas tyre me ofertë ishte ulur në 49.99 euro.Por pasi e heq etikën, shihet që çmimi para këtyre të dyjave ka qenë edhe më i ulët, në 39.9 euro.
Kjo në fakt është një skemë e njohur mashtrimi që shumë dyqane bëjnë, por duket se edhe dyqanet franchising te firmave që janë paksa më të njohura dhe më të madha se të tjerat, përdorin po të njëjtën taktikë në ditë krize.
Prandaj, kur të bëni sërish blerje, mos u mashtro nga ofertat…