Studenti ekselent në mësime, s’gjen dot një punë! Ish ministri publikon listën e notave të Klajdit dhe bën apel për ndihmë

1379
0

Ka mbaruar Fakultetin e Shkencave të Natyrës me mesatare 9.17 por Klajdi Qoshi është i papunë dhe ka shumë dëshirë të punojë në profesionin e tij si inxhinier matematike dhe informatike.

Ish ministri i Financave Arben Malaj bën publike listën e notave të Klajdit, një student ekselent i cili pavarësisht rezultateve të larta, nuk gjen dot punë.

Malaj bën apel për ndihmë dhe falenderon këdo paraprakisht, që do të tregohet i gatshëm për t’i hapur një derë të riut.

“Sot Klajdi më ka kërkuar ndihmë për punësim. Ai është një student i shkëlqyer. Unë do t’i lutesha çdo kolegu në rrjetet tona sociale të bashkohemi. Rezultat janë impresionuese. Çdo agjenci publike apo kompani private duhet të ishte një derë e hapur për Klajdin dhe kolegët si Klajdi. Shumë faleminderit Klajdi që më krijuat mundësinë të jem pjesë e sfidave tuaja në këtë fazë të jetës suaj. Mirënjohje pa fund-për këdo kolegë që mund ta lehtësojë këtë sfidë punësimi të Klajdit,”, shkruan ish ministri i Financave.

Kujtojmë se Rama disa ditë më parë tha se do liheshin të lira vendet e administratës për studentët ekselentë. Të shohim nëse do u bjerë në sy, njerëzve pranë tij, rasti i Klajdit.