Me lot në sy, Flor Mumajesi merr vendimin më të vështirë të jetës së tij..

1324
0

Flori Mumajesi mbetet një nga këngëtarët më të dashur për publikun, këngët e të cilit janë kthyer në hite e i dëgjojnë të gjithë.

Mirëpo me postimet e fundit në Instastory Flori i ka shokuar fansat duke deklaruar se shpeshherë mendon të shkëputet nga muzika dhe ky është vendimi më i vështirë për të.

“Vendimi më i vështirë i jetës, të shkëputem nga muzika…

Dhe më vijnë shumë mesazhe që mi mbushin sytë me lot. Nuk jam dorëzuar ende edhe pse shpeshherë e mendoj vërtet.

Ju dua. E vërteta e pamundur”, shkruan Flori.

Nuk dihet ende çfarë arsyeje ka Flori të shkëputet nga muzika në një periudhë kur ka arritur majat e karrierës. Na mbetet të presim ç’do thotë më tej këngëtari.