Shikoni çfarë bën piloti shqiptar i helikopterit për të shpëtuar alpinisten në Llogara

767
0

Një apliniste 31-vjecare kishte ngelur në malin e Cikës në Vlorë pasi është rrëzuar nga një lartësi.

Raportohet se vajza ka rënë nga një lartësi duke pësuar dëmtim në trup, ndërsa ishte pjesë e një grupi prej 5 personash që kryenin ecje në mal.

Transportimi i saj me makinë për në spital ka qënë thuajse i pamundur, pasi ndodhej rreth 4 orë larg nga rruga kryesore.

E ndodhur në këto kushte, në ndihmë i ka ardhur helikopteri i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore (QKUB), i cili ka rrezikuar shumë, pasi helikopterë të tillë e kanë të vështirë manovrimin në terren të ulët dhe thepisur.

Pas disa peripecish, fatmirësisht vajza është arritur të futet në helikopter dhe të transportohet për në spital. Mësohet se gjendja e saj mjekësore është e qëndrueshme dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.