“Bandit, hajdut i kap me presh në duar”, gazetarja i nxjerr të palarat Ilir Metës

2400
0

Një reagim shpërthyes deri në zemërim ka qenë ai i gazetares së njohur nga Kosova, Arbana Xharra, ndaj Presidentit Ilir Meta. Ajo ia ka numëruar të gjitha bëma e tij duke i treguar edhe moralin që po përpiqet të bëjë aktualisht Meta. Duke u bërë pjesë e debatit më të fundit dhe më të nxehtë që ka ndarë në dy grupe politikën shqiptare dhe kosovare, atë të mosdekretimit të Gent Cakajt si ministër i Jashtëm, gazetarja Xharra e ka quajtur Metën kriminel dhe hajdut, që është kapur me presh në duar.


“Hajduti i filmum me para në dorë, duke u korruptu thotë ky apo ai i ri nuk është i denjë për këtë apo atë post. Ilir Meta është bandit. Dhe kur thotë ky se filani s’bën ai duhet të jetë krenar se e ka thënë një hajn, një kriminel i zënë me peshk në dorë që shqiptarët kanë fatin ta kenë president.


Si plotë tjerë. Shihi ti argumentet: mendime të ndyrshme nga qeveria shqiptare?! Pse nuk u deshka me pasë Genti mendime ndryshe nga ata të tjerët që jargaviteshin pas serbit duke thënë taksa s’bën, e u premtonin grekëve uje dete e male. Hipokrit me 1000 dallavere”, shkruan ajo.