Një histori prekëse na vjen nga Amerika ku një i pastrehë tashmë është zotërues i të paktën 380 mijë dollarëve dhe shuma vazhdon të rritet dhe kjo falë zemërgjerësisë së tij.
Kate Mcclure teksa po shkonte për në shtëpi i kishte mbaruar karburanti në autostradë, ajo kishte ndalur makinën dhe ishte nisur për të marrë karburant.
Ai kishte parë 27-vjeçaren që kishte ndaluar dhe e kishte kuptuar që diçka nuk shkonte siç duhet dhe i ishte afruar, dhe i kishte thënë që të futej në makinë dhe të mbyllte dyert.
Pas disa minutash ai është rikthyer me një bidon me benzin, duke harxhuar 20 dollarët e tij të fundit.
Kate ishte prekur shumë nga ky veprim i Johnit dhe kishte filluar që ti sillte uji dhe ushqim çdo ditë.
Teksa më vonë sëbashku me të dashurin e saj ata hapën një peticion në internet duke treguar historinë e saj me Johnin dhe duke kërkuar ndihmë që të mblidhnin para për të duke arritur të mbledhnin mbi 400 mije dollarë.