Rregulla të reja për marrjen e patentës , ja cfarë ndryshon

1134
0

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor do të rishikojë testimin teorik për pajisjen me leje drejtimi, pasi deri më tani ka patur pyetje, që ngatërronin aplikantët apo nuk përshtateshin me realitetin e qarkullimit të automjeteve në vendin tonë”.
Drejtori i Përgjithshëm Blendi Gonxhe pohon për TV SCAN ,duke bërë publike dhe procedurat e reja që do ndiqen për pajisjen me leje drejtimi.

Sipas Gonxhes,tashmë aplikantët mund të ushtrohen edhe online në faqen zyrtare të institucionit për testimin teorik.

Ndryshime, me qëllim lehtësimin e qytetarëve janë bërë edhe në drejtim të transferimit të dosjes, duke mundësuar paraqitjen në sportel vetëm 1 herë.