Shoferi “gjeni” i Ajnshtajnit. Një histori shumë e bukur

981
0

Ekziston një histori për Albert Ajnshtajnin. Shkencëtari i famshëm ishte duke udhëtuar nëpër universitete, duke mbajtur leksione mbi teorinë e tij të famshme të relativitetit. Një ditë gjatë rrugës për në një universitet shoferi tha: “Dr Ajnshtajn, e kam dëgjuar atë ligjëratë më shumë se 30 herë. E kam mësuar përmendësh dhe vë bast që unë mund të jap edhe vetë”.

“Epo, unë do të ta jap këtë mundësi”, ia ktheu Ajnshtajni.

“Nuk më njohin në shkollën tjetër që do të shkoni, kështu që kur të shkojmë atje, do të vë kapelen tënde dhe do të prezantohesh si unë. Më pas, do japësh dhe leksionin”, vazhdoi Ajnshtajni.

Në korridor, shoferi e dha leksionin e Ajnshtajnit kaq mrekullisht, pa bërë asnjë gabim.

Kur mbaroi, u nis të largohej, por një nga profesorët e ndaloi dhe i bëri një pyetje e cila ishte shumë e vështirë. Qëllimi i asaj pyetjeje nuk ishte që profesori tjetër të përftonte njohuri, por të fuste në siklet Ajnshtajnin.

Shoferi mendoi shpejt e shpejt.

“Përgjigjja ndaj këtij problemi është kaq e thjeshtë,” tha ai. “Jam i habitur edhe që ma bëni pyetjen. Në fakt, për t’ju treguar sa e thjeshtë është, do i kërkoj shoferit tim të vijë këtu dhe t’i përgjigjet pyetjes suaj”.

Më pas, Ajnshtajni u afrua dhe i dha një përgjigje të jashtëzakonshme, pyetjes së Profesorit. / Bota.al