Premtimi i burrit për gruan: Betohem që nuk do të luaj më bixhoz dhe ..

606
0

Programi “Dua të të bëj të lumtur” i moderatores Arbana Osmani, u rikthye këtë të shtunë me sezonin e tij të tretë në ekranin “Top Channel”.

Historia që nisi rrugëtimin e këtij programi kishte në qendër një plagë të shoqërisë shqiptare, bixhozin.

Varësia e tij ndaj lojërave të fatit kishte nisur që prej kohës së adoleshencës, kur edhe pse vetëm një 14-vjeçar, Armandi kishte nisur të vinte në lojë të ardhurat e familjes.

Në program u rrëfye historia e tij e dashurisë me Hygertën, e cila i kishte qëndruar pranë pavarësisht vesit të tij. Por pavarësisht përpjekjeve, në një moment, Hygerta kishte vendosur të largohej prej tij. Një moment që e kishte prekur atë ishte sjellja në jetë e djalit të tyre pa praninë e Armandit.

Ai i ishte drejtuar programit “Dua të të bëj të lumtur” për t’i premtuar Hygertës që do të hiqte dorë nga bixhozi dhe se do të bëhej një bashkëshort më i mirë.

“Bixhozi është një ves më i keq se droga sepse ai nuk të shkatërron vetëm ty, por vret çdo person që ndodhet pranë teje. Të premtoj që nuk do të luaj më bixhoz dhe do të të qëndroj gjithmonë pranë!”, ishin këto fjalët me të cilat Armandi iu drejtua Hygertës.

Ajo rrëfeu se i kishte falur Armandos çdo gjë që ai kishte bërë, por se e kishte humbur besimin tek ai. Në fund Hygerta pranoi që do t’i qëndrojë pranë Armandit deri kur ai të mos luajë më bixhoz.