Fatmir Mediu vendos të flasë/ Tragjedia që nuk do të më shkulet nga shpirti, djalli fshihet…

645
0

“Është e rëndësishme që opozita të trajtojë drejt se si duhet zhvilluar pushteti lokal dhe të ketë figura të qënësishme që më shumë se sa politik të prodhojnë një raport të drejtë me qytetarët.”, kjo është këshilla e aleatit opozitar Fatmir Mediu vetëm 6 muaj para zgjedhjeve lokale. Për tia arritur këtë sipas kreu të republikanëve kërkon organizim më të mirë të së djathtës shqiptare.


“Politikisht pres një riorganizim të së djathtës, jashtë subjekteve të tjera”. I ftuar në emisionin KafeIN në IN TV, Mediu kërkon ndryshimin e kodit zgjedhor, e në këtë pikë kreu i republikanëve kërkon lista të hapura. “Propozimi ynë është për lista të hapura. Parlamenti shqiptar për një kohë u kthye në Pazar i gjësë së gjallë”, u shpreh republikani. Nuk munguan as sulmet e forta ndaj kreut të qeverisë.


“Me ndryshimet që bëri në qeveri tregoi se qeveris vetëm Rama dhe tashmë ka ardhur tek pika, sepse nuk ka se çfarë të japë tjetër përveçse banalitetit dhe një lloj rrugaçërie që nuk vlen për qeverisës, të vijë tek pika që të shpërfillë të gjithë politikën shqiptare”, tha Mediu. Duke folur për karrierën e tij politike, Fatmir Mediu u ndal edhe në ngjarjet që kanë shënjuar karrierën e tij, tragjedia e Gërdecit.


“Tragjedia që ndodhi është një nga goditjet më të mëdha në jetën time personale dhe politike dhe një gjë që nuk shkulet nga mendimi im. Dhe po ti bëjmë analizën sot mendoj se duke u marrë me gjëra të mëdha një ministër nuk duhet të harrojë gjërat e vogla sepse djalli fshihet në detaje”.