Plot 1.4 milion shqiptarëve u skadon karta e identitetit përgjatë muajve janar-qershor.
Lidhur me këtë fakt, opozita ka ngritur alarmin se kjo mund të ndikojë tek zgjedhjet vendore.
Megjithatë, Ministria e Brendshme dhe pushteti lokal kanë marrë edhe masa të tjera, për të mos u gjendur përballë një fluksi të madh aplikuesish me afrimin e qershorit.
Posta Shqiptare, si pjesë e këtij bashkëpunimi mes institucioneve, iu bën apel qytetarëve të nxitojnë.
Nëse për kartat e identitetit mjafton vetëm kuponi në postë dhe paraqitja pranë kompanisë Aleat, e kundërta qëndron për pasaportat.
Aplikuesit duhet të paraqiten pranë komisariatit që i ka nën juridiksion.