Nëse e ke marrë patentën me lekë, këto 5 teknika duhet t’i fiksosh mirë

1745
0

Ti japësh makinën mund të duket mjaft e lehtë, por sot e dimë shumë mirë se rreziku vjen aty ku nuk e pret, për shkak të rrugëve që “mund të fshehin” rreziqe.

Ne e dimë që ju i dini këto metoda, por kemi disa sekrete nga specialistët e drejtimit të makinës për t’ju treguar.

Nga mund të vijë rreziku – Vendet ku njerëzit frenojnë më shpesh janë zakonisht më të rrëshqitshmet: para kthesave, kalimeve të këmbësorëve, kryqëzimeve dhe stacioneve të autobusit. – Jini shumë të vëmendshëm kur kaloni pranë urave, tuneleve dhe hyrje-daljeve të mbikalimeve.

Aty duhet të mbani shpejtësi konstante dhe të filloni të shtypni frenat që më herët. – Në dimër, distanca ndërmjet dy makinave duhet të jetë dy herë më e madhe se në verë. Por mos lini hapësirë të tepruar sepse dikush tjetër do të dojë që të hyjë në mes, gjë që është e rrezikshme për të treja makinat.

– Mos shikoni vetëm makinat që keni përpara. Mbajini nën vëzhgim por gjithashtu shikoni edhe më përtej – 4 deri në 5 makina më larg. Në këtë mënyrë do të mund të shikoni pjesët e rrezikshme të rrugës përpara se makina që keni përpara të arrijë aty. – Në dimër, nuk duhet ta shtypni pedalen e friksionit njëherësh me atë të frenave. Në këtë rast, rrotat mund të bllokohen dhe makina do të dalë nga drejtimi.Pronarët e makinave ABS.
Sistemi i frenimit antibllokues është një tipar shumë i dobishëm i të gjitha makinave të reja, që neutralizon pedalin e frenave në rrugët e akullta nëse e shtypni atë shumë dhe shumë shpejt. Në vend që të frenoni papritmas, sistemi bën që pedalja të dridhet, kështu që mund ta ktheni timonin dhe ta vendosni në pozicionin fillestar. – Pronar e makinave pa ABS.

Instruktorët mendojnë se mënyra më e mirë për të frenuar në dimër është përdorimi i pedalit të frenave ndërkohë që ulni marshin. Ju duhet ta shtpyni shpejt pedalin e frenave dhe pastaj të zhbllokoni plotësisht rrotat. Përsëriteni para ndalimit të plotë.
3 llojet e kthesave – Rrëshqitja: boshti i parmë është i qëndrueshëm, i pasmi rrëshqet, makina kthehet më shumë se sa pritej. – Humbja e kontrollit: gomat e pasme janë të qëndrueshme, të përparmet rrëshqasin, makina lëviz përpara kur kthehet. – Destabilizim i plotë: të katër rrotat rrëshqasin, drejtimi i lëvizjes është i paparashikueshëm.
Si ta fitoni kontrollin – Nëse makina juaj fillon të dalë jashtë kontrollit, mos e shtypni pedalin e frenimit.

Këshilla dhe truke – Kontrolloni rrugën. Kur ecni në rrugë në dimër, shtypeni pedalin e frenave dhe lëshojeni disa herë. Nëse ndjeni që makina ndalon, është rrugë e mirë, nëse jo, do të thotë që rruga është me akull. Bëjeni këtë sa më shpesh të jetë e mundur (pa krijuar situata të rrezikshme, sigurisht). – Ndajeni në gjysmë. Nëse në verë mund të ecni me makinë me 120 kmh, pastaj në dimër, duhet të shkoni në 60 kmh. Nëse zakonisht ktheheni me 90 kmh, atëherë në dimër ju duhet të ngadalësoni deri në 30 kmh. Në këtë mënyrë, ju do të siguroheni se do të keni kohë të mjaftueshme për të reaguar nëse makina juaj fillon të dalë jashtë kontrollit.

Sipërfaqja e rrugës. Në çdo rrugë, përpiquni që të katër gomat e makinës të jenë në të njëjtën sipërfaqe. Nëse dy gomat janë në borë dhe dy të tjerat janë në akull, makina mund të dalë jashtë rruge. – Zgjidhni një anë. Për të shmangur kërcimet në mes të mureve të një rruge të thellë, drejtojeni ose pjesën e brendshme ose të jashtme të rrotave kundrejt murit – Marsh më i lartë. Në një rrugë të akullt, ju duhet t’i jepni makinës në marsh më të lartë. Prapë, referojuni verës dhe rrisni një më shumë marshin kur i jepni makinës gjatë dimrit.

Përdorni planifikuesit në dispozicion NË telefonin tuaj smart për t’u siguruar që të mos harroni kurrë të ndërroni gomat e sezonit. Planifikojeni që çdo muaj nëntor të kujtoheni që është koha për sigurinë tuaj.