Ky është ministri nga Kosova që do të udhëheqë diplomacine shqiptare, por nuk do ta besoni moshën e tij

851
0

Pak kohë më parë, kryeministri shqiptar Edi Rama zgjodhi një kosovar për këshilltar të tij.

Gent Cakaj u bë njeriu më i besuar i Ramës për pak kohë, dhe atë edhe në takimet më të rëndësishme të diplomacisë shqiptare.

Cakaj që shërbeu si këshilltar, u bë zëvendësministër i Jashtëm, duke u angazhuar më shumë rreth çështjes së Integrimit në BE.

Mirëpo, të besuarin e tij Rama e bëri ministër, pikërisht në vend të Ditmir Bushatit, njeriut që udhëhoqi diplomacinë për shumë vjet.

Gent Cakaj është vetëm 28 vjec dhe tani do të jetë shef i diplomacisë së shtetit shqiptar, duke bërë bashkë me Besa Shahinin ministrat e parë në qeverisjen e Ramës.

Ndryshe, Edi Rama me nisjen e mandatit të dytë kishte premtuar përfshirje të kosovarëve në qeverinë e tij, por vetëm tani ai vendosi që dy t’i vendos në krye të dikastereve të rëndësishme.