E pabesueshme! Musa Baculi nis të flasë dhe prek me fjalet: Faleminderit shqiptarë!

523
0

I riu që i përloti të gjithë me historinë e tij ka nisur të flasë.

Bëhet fjalë për Musa Baculin, i cili pas operimit ka nisur të artikulojë fjalët.

Në videon e shfaqur sonte në emisionin “Shqiptarët për shqiptarët”, ai ka emocionuar teksa i ka falenderuar të gjithë për mbështetjen.

Musai komunikon edhe me të ëmën dhe dajën e tij. U thotë që i do fortë. U përgjigjet shkurt pyetjeve dhe aprovon. Madje puth nënën e tij në faqe kur ajo ia kërkon.

Musai u nis para disa ditësh për kurim në një spital të specializuar ku u operua në Xhenova të Italisë. Historia e 15-vjeçarit Musa Baculit nga Shkodra i cili mrekullisht u shpëtua dhe jetoi pasi u mbyt në lumë preku shumë shqiptarë.

Pasi shuma e kërkuar nga spitali në Xhenova u mblodh, Musai u nis drejt Italisë ku menjëherë iu nënshtrua një operacioni, i cili rezultoi me sukses. Sfidat për rikuperimin e plotë mbetën shumë të mëdha.