Përpos faktit që një vajze e re humbi jetën në mënyrën më të keqe, më tro.nditës është arsyeja se përse ajo humbi jetën. Gjithçka se cfarë ka ndodhur atë natë e rrëfen i riu i cili u përfol se ishte i dashuri i saj. Erion Benga ka folur ekskluzivisht për “FaxNews” duke sqaruar më tej rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja, ndërsa hodhi poshtë pretendimet se ai ishte i dashuri i 17-vjeçares Briselda Gjinkollaj.
Ai tha se e ndjera ishte vajzë me parime dhe vazhdonte shkollën, ndërsa prej 10 muajsh ishte në lidhje me një mikun e tij. “Nuk kam qenë asnjëherë i lidhur me 17 vjeçaren. Briselda kishte 10 muaj e lidhur me mikun tim. 10 ditë më parë kishim ko.nflikt me personat në lokal pasi ngacmuan Griseldën nga tavolina tjetër dhe kjo mjaftoi. Në ditën e ngjarjes ne shkuam si zakonisht në lokal, ata ishin aty. Nuk i njoh me emra asnjërin, vetëm fytyrat.
Griselda ishte një vajzë shumë e mirë, thashetheme kanë qarkulluar këto dy ditë. Nënën e ka në Itali, ndërsa babain e ka në Mirditë, ishte e ëma ajo që e ndihmonte nga ana financiare. Ajo në Tiranë jetonte me të vëllain dhe motrën e saj të vogël. Ajo ishte vetëm në shkollë, nuk ishte e punësuar dhe ishte vajzë me parime”, është shprehur Benga për Fax News.
Ndërsa foli lidhur me akuzat e dy viteve më parë, ku sipas policisë kishte shant.azhuar një femër me publikimin e një videoje in.time, Benga u shpreh se kjo video nuk ekziston, dhe gjithçka e kishte bërë për të marrë paratë që i kishin borxh. “Videoja e shumëpërfolur e para dy viteve nuk ekziston. Unë nuk kam kër.cënuar asnjë njeri, thjeshtë kam kërkuar paratë e mia. Ia kisha dhënë një gruaje 45-vjeçare borxh, thjeshtë kam kërkuar paratë e mia”, – u shpreh Bengo.