Skip to content

Ndodh mrekullia! Fillon të flasë Musa Baculi! Ai ka një mesazh për Shqiptarët!

    Duket sikur ëndrra e Musa Baculit për të jetuar u realizua falë ndihmës së Zotit pastaj zemrës së madhe të shqiptarëve që kontribuan për të.

    Sfidat për rikuperimin e plotë mbetën shumë të mëdha. Musai u nis para disa ditësh për kurim në një spital të specializuar ku u opera në Xhenova të Italisë.

    Historia e 15 vjeçarit Musa Baculit nga Shkodra i cili mrekullisht u shpëtua dhe jetoi pasi u mbyt në lumë preku shumë shqiptarë.

    Më herët Elvis Naçi dhe Sidrit Bejleri vizituan Musain në spitalin rajonal të Shkodrës, u ku bënë thirrje shqiptarëve për të kontribuar ti shpëtonin jetën e 15 vjeçarit.

    Pasi shuma e kërkuar nga spitali në Xhenova u mblodh, Musai u nis drejt Italisë ku menjëherë iu nënshtrua një operacioni, i cili rezultoi me sukses. Lajmin e dha në studio Elvis Naçi.

    Pranë tij është e ëma dhe të dy bashkë kanë një mesazh falënderues për shqiptarët nga spitali i Xhenovës.

    Mrekullia ndodh përsëri, pasi Musai ka filluar të flasë. Shpërndaje ta shikojnë të gjithe çfarë bëjnë shqiptarët për shqiptarët!