Ditën e sotme bëri bujë lajmi se një 13-vjeçare kishte sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.
Sipas mediave kosovare, vajza që ka sjellë fëmijën 33 ditë para kohe, është e martuar në Gjakovë.
Drejtori i Klinikës së Neontalogjisë, Xhevdet Gojnovci është shprehur për mediat se foshnja është trajtuar në procedure normale dhe gjendja shëndetësore e saj është e mirë. Ai ka zbuluar se 13-vjeçarja është shtetase e Shqipërisë me origjinë nga qyteti i Elbasanit.
“Foshnja ka lind dje me datën 24.12.2018 në ora 10:05 minuta foshnja ka lind 1.900 gramë, gjatësia 50 centimetra është vajzë dhe nëna është e lindur në vitin 2005 në Elbasan në Shqipëri jeton në Gjakovë”,- ka treguar Xhevdet Gojnovci.