Temperaturat kanë ardhur duke u ulur dhe duket se moti do të vazhdojë të na surprizojë përsa i përket ditëve të ardhshme.
Mbrëmja e sotme do të shoqërohet me reshje shiu në pjesën më të madhe të Shqipërisë, ndërsa në zonat malore mbi 800 metra mbi nivelin e detit do të ketë edhe borë.
Sipas MeteoAlb intensiteti i shirave do të jetë mesatar dhe i lartë në veri dhe qendër, ndërsa në mbrëmje deri pas mesnatës reshjet intensive lokalizohen në juglindje.
Në orët e para të mëngjesit të nesërm, reshjet largohen nga territori duke i lënë vend motit të kthjellët gjatë ditës së martë. Temperaturat sot luhaten nga 2 në 17°C por nesër ulen në mëngjes e mesditë duke variuar nga -4 në 13°C.