“Bëni celebrimin sa më shpejt…”, Ardit Gjebrea i bën thirrje të rinjve pas rastit të fundit tek Shihemi në gjyq

736
0

Një temë mjaft e ndjeshme u trajtua ditën e sotme në rubrikën “Shihemi në gjyq” në Tv Klan.

Ishte historia e Nasit dhe Violetës, burrë e grua që prej 50 vitesh ishin në konflikt.

Pas këtij rasti, moderatori Ardit Gjebrea mori fjalën, duke dhënë një mesazh.

Bashkëjetesa është kthyer në një fenomen normal në shoqërinë e ditëve të sotme.

Ardit Gjebrea: Një pyetje thjeshtë për njohurinë time… Është djali i dy prindërve që kanë një apartament. Vendos të bashkëjetojë më dikë, bëjnë edhe fëmijë. Le të themi se prindërit kanë vdekur, nuk është asnjë rast, por unë thjeshtë po supozoj.

Eni Çobani: Në emër të kujt është shtëpia, këtë dua të di.

Ardit Gjebrea: Prindërit vdesin dhe ky është djali i vetëm.

Eni Çobani: Ngelet në emrin e djalit.

Ardit Gjebrea: Tani ai bashkëjeton 20 vite me dikë. Nuk celebrohen, bëjnë edhe fëmijë dhe më pas ndahen. Ka ndonjë pjesë (gruaja)?

Eni Çobani: Jo!

Ardit Gjebrea: Fare, fare? Edhe pse kanë bashkëjetuar 20 vite, edhe pse kanë bërë fëmijë?

Eni Çobani: Fare, fare! Edhe pse kanë bërë fëmijë!

Ardit Gjebrea: Ka pjesë fëmija sigurisht. Gruaja jo.

Eni Çobani: Ka pjesë sigurisht, por kur vdes prindi. Duhet të kuptojnë të gjitha gratë që në momentin që ndahen nga këto bashkëjetesa. Pyetja që vjen natyrshëm është: “Po pjesë për fëmijën?” Jo, u them, kur të vdesë ai prindi, në bazë të trashëgimisë fiton fëmija.

Ardit Gjebrea: Po në qoftë se prindi martohet me dikë tjetër dhe ia lë në testament fëmijës tjetër që ka bërë në martesën e celebruar?

Eni Çobani: Ngelet pa pronë.

Ardit Gjebrea: Fare, fare?

Eni Çobani: Fare, fare!

Ardit Gjebrea: Celebrohuni ose mos harroni kontratën! Do që të bashkëjetojmë? Shkruaj një herë kontratën, pastaj problem tjetër nëse martohemi. Ka shumë rrugëzgjidhje.