Skip to content

Shqiptari kapet me dokumente false: I bleva për 1200 euro, e pranoj, kam gabuar.. Dënohet me..

    Një djalë i ri shqiptar është ndaluar policia, për shkak se është kapur duke udhëtuar me dokumente false.

    Ai u kap nga policia e Maltës, pak para se të merrte avionin për në Manchester, Angli, ku tha se donte të shkonte për një jetë më të mirë.

    I riu, 25 vjeç, pranoi se kishte gabuar, por tha se ishte e vetmja mënyrë për të ikur nga Shqipëria.

    “I bleva dokumentet italiane, për 1200 euro në Shqipëri”, ka thënë i riu gjatë marrjes në pyetje.

    Kështu teksa të premten e kaluar doli para gjykatës malteze, i riu u shpall fajtor.

    Ai u dënua me 18 muaj heqje lirie si dhe iu ndalua për tre vite udhëtimi në një nga vendet e zonës Schengen