Pas 11 vitesh martesë, ai e pa gruan e tij që shoqërohej me një zotëri tjetër…

1316
0

Një çift i dashuruar kishin më shumë se 10 vjet të martuar pa asnjë fëmijë dhe ishte duke u bërë viti i 11-të i tyre.

Stiv dhe Sara qëndruan me njëri-tjetrin dhe shpresonin shumë që ata do të kishin një fëmijë përpara se të mbaronin vitin e tyre të 11-të të martesës sepse ata ishin nën presionin e miqve dhe anëtarëve të familjes për t’u divorcuar.

Por ata nuk mund ta linin njëri tjetrin për shkak të lidhjes së fortë të dashurisë midis tyre.

Kaluan disa muaj dhe një ditë, ndërsa Stiv po kthehej nga puna, pa gruan e tij duke ecur në rrugë me një burrë.

Burri i kishte hedhur krahët rreth qafës së saj dhe ata dukeshin shumë të lumtur.

Për më shumë se një javë, ai pa të njëjtin burrë me gruan e tij në vende të ndryshme dhe një mbrëmje ndërsa Stivi po kthehej nga puna ai vuri re që zotëria e la atë në shtëpi pasi i dha asaj një puthje në faqe.

Stivi ishte i zemëruar dhe i trishtuar, por ai nuk foli për të me gruan e tij.

Dy ditë më vonë pas një dite të lodhshme në punë, Stiv po merrte ujë me një enë xhami nga frigoriferi kur telefoni ra.

Ai e mori atë dhe personi tha, “përshëndetje e dashur, unë do të vij tek shtëpia jote këtë mbrëmje siç të premtova.”

Stivi qëndroi në telefon. Ishte një zë mashkulli dhe ishte i sigurt se personi ishte njeriu me të cilin e kishte parë gjithnjë gruan e tij.

Ai befas u bë i shpërqëndruar me mendimin se ai e kishte humbur gruan e tij ndaj një burri tjetër.

Ena e xhamit ra nga dora e tij dhe u copëtua në dysheme.

Gruaja e tij erdhi duke vrapuar në dhomë dhe pyeti, “A është gjithçka në rregull?”

Në zemërim e sipër, ai i dha gruas së tij një të shtyrë dhe ajo ra.

Ajo nuk po lëvizte, jo e jo që të ngrihej. Stivi pastaj e kuptoi se ajo u rrëzua pikërisht aty ku theu enën e xhamit.

Një copë qelqi e madhe e shpoi atë.

Ai mati pulsin dhe rrahjen e zemrës, ajo kishte rënë pa ndjenja. Në një konfuzion të plotë, ai pa një zarf në dorën e saj.

Ai e mori, e hapi dhe u trondit nga përmbajtja – ishte një letër.

Ai lexoi:

Burri im i dashur, fjalët nuk mund të shprehin se si ndihem kështu që më duhej ta shkruaja. Për më shumë se një javë unë kam shkuar për të parë një mjek dhe kam kërkuar të jem e sigurt para se unë të të jap lajmin. Mjeku konfirmoi se unë jam shtatzënë me binjakë dhe fëmijët tanë janë 2 muajsh tani. I njëjti mjek është vëllai im i humbur, me të cilin i humba kontaktet pas martesës. Ai ka premtuar të kujdeset për mua dhe fëmijën tonë dhe të na japë më të mirën pa pranuar një qindarkë. Ai gjithashtu premtoi të jetë në darkë me ne sot.

Faleminderit që qëndron krah meje.

Gruaja jote e dashur.

Letra ra nga dora e tij. Dëgjoi një trokitje në derë dhe i njëjti njeri të cilin e kishte parë me gruan e tij erdhi dhe tha:

“Përshëndetje Stiv, shpresoj mos ta kem gabim, unë jam Maksi, vëllai i gruas suaj.”

Papritmas Maksi e vuri re motrën e tij të shtrirë e larë me gjakun e saj. Ai e dërgoi atë në spital dhe ajo qëndroi 3 ditë në koma përpara se të rizgjohej.

Ajo kishte humbur binjakët e saj.

Morali: Nuk duhet të jemi hidhemi menjëherë për të ndërmarrë veprime të panevojshme në marrëdhëniet tona apo martesën kur nuk e kemi pyetur partnerin tonë ose bashkëshortin/en për atë që pamë apo dëgjuam për ta.

Ne të gjithë kemi gabimet tona.

Nuk duhet të jemi shumë të shpejtë për të gjykuar të tjerët.

Jo çdo gjë që shihni, dëgjoni ose besoni në lidhje me dikë është e vërtetë. Gjithmonë mësoni të kontrolloni veten nën çdo gjendje ose situatë, pavarësisht nga ajo që keni dëgjuar ose parë./shkollaesuksesit/