‘Pse e do kaq shumë?’, Flori Mumajesi dedikim të veçantë dashurisë së tij

901
0

Këngëtari shumë i dashur për publikun, Flori Mumajesi ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave këtë fundvit me fitoren në “Kënga Magjike”. Pas kësaj fitoreje, Flori arriti një tjetër sukses me këngën “Mori” të publikuar pak ditë më parë dhe që është pëlqyer shumë.

Në postimin e fundit në Instagram Flori tregon qartë lidhjen e fortë që ka me muzikën duke shkruar se ajo është e vetmja gjë që qëndron kur të tjerët largohen.

“Dikush më pyeti? Pse e do kaq shumë muzikën? Unë iu përgjigja: Sepse është e vetmja që qëndroi kur të gjithë të tjerët u larguan”, shkruhet në postimin e Florit.

Kujtojmë që këngëtari është përfolur shumë së fundmi për një lidhje me Kejsi Tolën, por asnjëri prej tyre nuk është prononcuar.