Në puntatën e fundit të emisionit “Hell’s Kitchen”, shefi i kuzhinës Renato Mekolli vendosi të bënte përgjegjëse dhe shefe të restorantit konkurrente Brunildën.
Menjëherë sapo ka marrë rolin e drejtueses, Brunilda e ka kritikuar Renaton të bënte kujdes me pjatën që do t’i nxirrte klientit. Më pas, ajo i ka kërkuar atij të dalë jashtë. Pasi Renato ka insistuar, konkurrenta e ka shtyrë me forcë për t’a nxjerrë nga kuzhina.
“Jam aq e mbushur sa nuk di si të reagoj.”- i ka thënë Brunilda shefit të kuzhinës, i cili i ka kërkuar asaj të jetë vetvetja dhe të nxjerrë ç’ka brenda.
Menjëherë më pas, Brunilda i ka goditur me shpullë në fytyrë Renatos para kamerave.
“Ishte shumë e lehtë, e prisja më të fortë.”- i tha Renato, i cili mbeti i befasuar nga veprimi.