Kryeministri Rama është në një takim me studentët dhe pedagogët e Universitetit Bujqësor të Tiranës.
Mirëpo, një studente e degës Financë-Kontabilitet mori fjalën dhe i tha kryeministrit që nuk ishte lajmëruar se ai do të ishte këtu sot dhe se kjo është e stisur në të kundërt studentët nuk do të ishin aty.
Më tej studentja tha që kryeministri nuk thotë të vërtetën kur shprehet se tarifat nuk janë rritur.
Studentja tha:
Mund të na e thoni ju zoti kryeministër se pse shpreheni që nuk janë rritur tarifat e studimit? Tarifat janë rritur. Unë jam studente e Financë-Kontabilitet dhe paguaj 320 mijë për tarifën. Ndërkohë dy kurset e tjera paguajnë 300-350. Pres përgjigje. Janë rritur apo jo tarifat? Nuk më pëlqeu fakti që Rektori na gënjeu pasi nuk na tha për këtë takim. Madje nuk na tha asgjë që do të vinit këtu. Ndaj unë jam e para që po braktis mbledhjen (studentët duatrokasin). Rektori po na gënjen dhe po na rrit tarifa Kërkoj shpegim nga ju ose nga rektori.Po ashtu na kanë mashtruar sepse unë nuk e dija që ishit ju i ftuar sot, sepse nuk do vinim në takim me ju ashtu siç e kemi shprehur edhe në protestë që nuk jemi për dialog. Unë po lë mikrofonin dhe po e braktis këtë takim.”
Pas fjalës së saj, studentja u duartrokit nga pjesëmarrësit në sallë.