Pas taksës 100% për mallrat, Haradinaj ndërmerr një masë të re ndaj Serbisë

574
0

Qeveria kosovare ka zhvilluar sot në Bruksel, takimin e tretë të Këshillit për Stabilizim Asociim me BE-në.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Ramush Haradinaj, u shpreh se serbët që sot e tutje do të futen në Kosovë me vizë.

Sipas Haradinajt Serbia ka gisht në mosliberalizmin e vizave për Kosovën në zonën Schengen.

Ai tha:

Çdo serb që futet në Kosovë, duhet të marrë vizë, pastaj t’i lejohet hyrja në territorin tonë. Serbia ka gisht të madh në mos liberalizimin e vizave, kështu ne do iu përgjigjemi në të njëjtën mënyrë.
E ashpër qe edhe fjala e zv.kryeministrit të Kosovës, Enver Hoxhaj. Ky i fundit u shpreh se Kosova i ka mbushur të gjitha detyrimet për liberalizimin e vizave.

Ai shtoi më tej, se ky vit do të mbahet mend, si viti kur BE dështoi të mbajë premtimin për lëvizje të lirë të qytetarëve të Kosovës në Schengen.

Marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës u acaruan së tepërmi, pas dështimit të anëtarësimit të Kosovës në Interpol.

Kosova bëri fajtore Serbinë për këtë dështim, ndërsa vendosi taksë 100% për produktet serbe dhe boshnjake.

Kujtojmë se pas vendosjes së taksës, Haradinaj premtoi masa të reja kundër Serbisë.