Skip to content

Lajmi Fundit/ Tensionohet situata para Kryeministrisë, polica përplast me studentët (VIDEO)

    Ka nisur përplasja fizike mes një grupi studentësh dhe policisë përpara godinës së kryeministrisë.

    Duket se në këtë përplasje ka pasur qëndrime të ndryshme nga ana e studentëve, ku një pjesë kanë shtyrë dhe njëri-tjetrin.

    Studentët janë shprehur më herë se do të kishte një lëvizje surprizë nga ana e tyre, po nuk dihet nëse kjo synonte rrethimin e kryeministrisë.

    Një pjesë e studentëve kanë hedhur thirrjet: Mos na provokoni, mos na provokoni!

    Studentët janë duke zhvilluar sot ditën e 13-të të protestës dhe të qëndresës së tyre.