Merr fund makthi i gjithë shoferëve, ja ç’do të ndodhë me policët rrugorë duke filluar nga muaji tjetër

2189
0

Ndërsa trafiku nga mëngjesi në darkë është një ndër streset më të mëdha të drejtuesve të mjeteve në kryeqytet, dikush më në fund i dëgjoi hallet tona. 

Së shpejti nuk do të shikoni më postblloqe policore në akset e vendit, si dhe vendosje të policëve si semaforë në kryqëzime. Të paktën kjo është kërkesa e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, për drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. 

Ministri thekson se prania e policisë në numër të tepruar dhe statike, nuk sjell ndonjë vlerë të shtuar në rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. 

“Prania e postblloqeve policore u jep rrugëve një pamje jo normale, të ndryshme nga ato të vendeve europiane dhe krijon përshtypjen e gabuar të një policie shumë të madhe, teksa raportet e numrit të policëve për frymë në vendin tonë janë më të ulëtat në rajon.

Me qëllim që të përmirësohet më tej niveli i sigurisë në qarkullimin rrugor, kërkoj që të merren masa të shpejta dhe të plota për të zbatuar gjithnjë e më shumë patrullimin në vend të postblloqeve në akset rrugore të vendit”, nënvizon Lleshaj.