NASA jep alarmin/ Një asteroid i madh po i afrohet Tokës

728
0

Një asteroid sa dyfishi i madhësisë së një aeroplani Boeing 747 do t’i afrohet Tokës javën e ardhshme. Asteroidi i emërtuar 2016 NF23 pritet që të kalojë më 29 Gusht pranë planetit tonë në një distancë rreth 3 milionë kilometra, ose rreth 13 herë sa distanca mes Tokës dhe Hënës.

Objekti hapësinor po lëviz me shpejtësi 32.400 km/h dhe konsiderohet “potencialisht i rrezikshëm”. Shkencëtarët e NASA thonë se trajektorja e tij është e sigurtë larg Tokës, megjithatë po ndiqet me kujdes. Pika më e afërt e tij me Tokën do të jetë pikërisht më 29 dhjetor.