E hëna e madhe, Këshillat Studentorë njoftojnë çfarë do të ndodhë me protestën në dy ditë

537
0

Vijon protesta e studentëve, sot në ditën e njëmbëdhjetë para Kryeministrisë. Studentëve i janë bashkuar prindër e qytetarë, përfshirë dhe banorët e ‘Astirit’.

Këshillat Studentorë, në një njoftim publik bëjnë me dije se protesta do të vijojë, madje paralajmërojnë se ditën e hënë do të jetë masive, kombëtare. Ata i bëjnë thirrje çdo qytetari që të bashkohet me to.

Sipas deklaratës, studentët do të mblidhen nesër në orën 10:00 në Fakultetet përkatëse dhe në orën 11:00 do të nisë marshimi sensibilizues.

Marshimi do të bëhet para Kryeministrisë dhe në orën 11:30 do të fillojë protesta e studentëve ku do të kërkohet plotësimi i kërkesave të tyre. Ndërkohë që të hënën Këshillat studnetorë parlajmerojnë se do të zhvillohet një protestë kombëtare.