Protesta/Jep dorëheqjen kreu i FRESSH? Eljo Hysko: Ja e vërteta

762
0

Një status i bërë në adresë të tij, ku njoftonte dorëheqjen nga kreu i FRESSH, ka bërë që Eljo Hysko të thyejë heshtjen. Përmes një reagimi Hysko ka mohuar kategorikisht këtë fakt, ndërsa theksoi se nuk kishte dhënë dorëheqje.

“Lajmi është i pavërtetë. Mediat që e kanë publikuar të parat apo e kanë “prodhuar” e kanë kërkuar ndjesë dhe e kanë fshirë. Shpresoj që edhe mediat e tjera të tregohen në nivelin e duhur të profesionalizmit. Në kohën e duhur do të flas dhe më konkretisht se kush fshihet pas kësaj fushatë të turpshme që ka disa ditë që vijon kundër të rinjve të FRESSH dhe mua personalisht. Është e padrejtë që të rinjtë që merren me politikë përballen me këto farë sulmesh jo morale dhe jashtë standardeve profesionale të gazetarisë”,- tha kreu i FRESSH, Eljo Hysko.

Më herët në profilin e tij në ‘Facebook’ thuhej se ai jepte dorëheqje nga kreu i FRESSH, pas mesazheve që qarkulluan në media ku thuhej se ai udhëzonte të rinjtë socialistë që të komentonin pro dialog, gjatë deklaratës së kryeministrit Edi Rama drejtuar studentëve. Por ky mesazh u fshi pak më vonë.