“Akademik” ma.shtrues?/ Muka i përvishet keq vajzës anonime: Ke fakte, silli se …

813
0

Taulant Muka reagon pas s.ulmit të bërë ndaj tijë nëpërmjet një shkrimi që është përhapur gjersisht në rrjetet sociale. Ai akuzohet se kishte mbështetur ish-dekanin Bujar Hysa që kishte hedhur kandidaturën për dekanë dhe më pasë kishte përfituar prej tije.

Përmes një postimi në ‘Facebook’g Muka ka pranuar se e ka mbështetur ish-dekanin siç kanë bërë shumë të tjerë sipas tij kur ai kandidoi.

Ish-zv. Ministri i Arsimit shprehet se arsyeja që e mbështeti ishte se përballë kishte një konkurent që sillte në auditoret e mjekësisë student të Kristalit, militant të LSI-së për të treguar se kishte mbështetje nga studentët.

Ai deklaron se nuk mban përgjegjësi për atë që bën një dekan, por thekson se nëse vajza në fjalë që ka bërë dhe shkrimin, të cilën ai e quan anonime, ka prova kundër tij, t’i sjellë pasi ai do i publikojë në faqen e tij.

Postimi i plotë:

Një vajzë anonime dhe media që e publikon hedh baltë mbi mua pse kam mbështetur një ish-dekan të Fakultetit të Mjekësisë! Po, si shumë studentë e mbështeta dhe unë (mbi 60% votuan pro tij) kur ai kandidoi për dekan. Përballë kishte një konkurent që sillte në auditoret e mjekësisë student të Kristalit, militant të LSI-së për të treguar se kishte mbështetje nga studentët! Të tillë mendonte ta bënte mjekesinë, diploma Kristali për të gjithë! Isha unë me miqtë e mi që e denoncuam në gazetën e fakultetit që drejtonim, ndërkohë të tjerët heshtnin! Unë nuk mbaj asnjë përgjegjësi për atë që një dekan bën. Nëse ke fakte kolege, silli se do jem unë i pari që do i denoncoj, sikurse dërgova letër kundër nismës së ish dekanit për ndarjen e Fakultetit të Mjekësisë nga Universitetit i Tiranës. Ja ku jemi sot, një universitet familjar- 104 profesorë dhe profesorë të asociauar te mjekësia kanë lidhje nepotike- burrë, grua, vajzë, djalë! Unë nuk favorizoj askënd! Veçse unë flas me fakte, jo me fjalë për të përbaltur! Ky është standardi im! Ke fakte kundrejt meje, silli se do i publikoj vetë në faqen time!!