Realizohet operacioni i vështirë në Itali, ja si është gjendja e 15 vjeçarit Shkodran qe perloti te gjithe shqiptaret

1453
0

15 vjeçari nga Shkodra Musa Baculi kalon me sukses operacionin e vështire shëndetësor që mjekët e spitalit Italian në Gjenova, per disa orë realizuan në trupin e të riut. Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e 15 vjecarit dhe psikologes së shkollës ku ai studionte Antonjeta Pero. Tashmë ai do të mbahet nën vëzhgim 72 orë për të parë reagimin e tij dhe më pas mjeket do të dijnë saktesisht rezultatet e operacionit të veshtirë.

Historia e Musait pushtoi rrjetet sociale për javë të tëra dhe pati impakt të jashtëzakonshëm dhe lumë komentesh me mesazhe mbështetëse online.