Skip to content

Studentët shpalosin planin B, çfarë pritet të ndodhë nesër para parlamentit

    Studentët duket se nuk do të ndalen dhe do të vazhdojnë të protestojnë, deri në plotësimin e kushteve të tyre.

    Ditën e sotme ata kanë njoftuar planin B, që do të kenë për ditën e nesërme.

    Ata njoftojnë se do të mblidhen para parlamentit për të protestuar.

    Në Parlament do të zhvillohet seanca planare e rradhës ku pritet të marrë pjesë edhe opozita pas dorëzimit në Kuvend të dy amendamenteve nga LSI.

    Sot është dita e 8-të e rezistencës së studentëve të cilët protestuan të ndarë në dy grupe, por me kauza të njëjta.