Lindita Nikolla në konferencë të jashtëzakonshme, mendohet se do njoftojë dorëheqjen

814
0

Burime të sigurta të “Syri” pranë kryeministrit konfirmojnë, se sot në orën 18:00 Nikolla do të thërrasë një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, ku do të komunikojë dorëheqjen e parevokueshme.

Mësohet gjithashtu se ajo do të lexojë tekstin që i ka dhënë Rama nëpërmjet të cilit do të marrë përsipër gjithë dështimin e reformës në Arsim, si dhe degradimin në universitete dhe konviktet e studentëve.

Çështja është se studentët protestues me zgjuarsi, nuk e kanë kërkuar në asnjë moment dorëheqjen e ministres Nikolla, pavarësisht se akuzojnë si një nga përgjegjëset kryesore të qeverisë Rama, për situatën ku është katandisur arsimi i lartë shqiptarë dhe jo vetëm.