Një pjesë e studentëve protestues u gozhduan mbrëmjen e djeshme para kryeministrisë dhe kaluan natën nën temperaturat e ftohta pa u tundur.
Ndërkohë që një pjesë tjetër, ashtu edhe siç u denoncuan në media,
pjesëtarë të FRESSH apo studentë të angazhuar më parë me forumin rinor
të Partisë Socialiste u gjendën në studion e Top Show përballë
kryeministrit Edi Rama.
Mes tyre, kishte edhe studentë të cilët e lanë pafjalë Ramën me kritikat e tyre me vend dhe kuptimplota.
Ajo që ra në sy, ishte një studente kurajoze e Juridikut e cila iu ankua atij për kushtet e mjerueshme në konvikte.
Në përfundim të fjalës së saj e reja u duartrokit, teksa dhe vetë Rama
tha se e meritonte pasi kishte artikuluar shumë mirë kërkesat e saj.